Kultura
“Hamleti nga Ballkani” do të flasë edhe shqip
Shfaqja do të flasë në gjuhën gjermane, pastaj në dialektin zviceran të gjermanishtes, në gjuhën shqipe, atë serbe etj.
Projekti “Balkan Hamlet” i teatrit Szenart në Aarau kërkon aktorë meshkuj të moshës 18 deri 25 vjeçare për shfaqjen me këtë titull. Kandidatët duhet të kenë prindërit nga Ballkani. Kushte tjera janë: interesimi për aktrim, guximi për të dalë në skenë dhe koha e mjaftueshme për prova të rregullta skenike. Ata që zgjidhen, kanë mundësinë që projektin ta plotësojnë me rrëfimet e tyre dhe me mendimet e tyre.
Ky projekt me emrin e plotë “Balkan Hamletz – Një pjesë teatrore me të rinj nga Ballkani mbi temën Nderi” ka fituar çmimin stimulues prej 10 mijë frangash “Metron Kulturförderpreis 2011”.
Shfaqja do të jetë një bashkëpunim në mes të teatrit Tuchlaube, Shkollës së Lartë të Cyrihut për arte, departamenti për aktrim, Secondo plus, zyra për mediacion ndërkulturor dhe stimulim të kulturës Albamig në Lucern etj.
6 deri 12 të rinj, të gjithë me rrënjë nga Ballkani, gjatë gjashtë muajve të punës së tyre teatrore do të merren me temën e Hamletit, ose me konceptin “nderi”. Shfaqja do të flasë në gjuhën gjermane, pastaj në dialektin zviceran të gjermanishtes, në gjuhen shqipe, atë serbe, pastaj me muzikë rap, me monolog dhe dialog.
Premiera e shfaqjes është planifikuar për 13 nëntor 2012 në teatrin Tuchlaube.
Audicioni (Casting) për “Balkan Hamlet” mbahet të mërkurën më 4 prill dhe të enjten, më 26 prill, duke filluar në orën 19.00. adresa: Probetraum Schönenwerderstrasse 40, Aarau.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













