Shkurt.ch
5 vjet burg për mësuesin që ka kryer veprime seksuale me vajzën 13 vjeçare
I akuzuari ka pranuar se ka pasur veprime seksuale me vajzën. Por, mbrojtja e tij ka vënë në pah faktin se viktima i ka miratuar këto veprime dhe nuk është ushtruar dhunë nga ana e të akuzuarit
Një ish mësues 26 vjeçar është dënuar të enjten nga Gjykata e Qarkut në Lenzburg (Aargau) me 5 vjet heqje lirie dhe me mos ushtrim të profesionit për gjithë jetën. Ai, dy vite më parë e kishte detyruar një vajzë 13 vjeçe për të bërë me të seks sadomazohist, raporton televizioni regjional “Tele M1”.
“Mësuesi në fjalë ka shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme gjendjen e ndjeshme të vajzës”, ka thënë prokurorja e rastit, transmeton albinfo.ch. Fjala është për një adoleshente e cila përcillej nga mendimet për vetëvrasje të cilën ish mësuesi e kishte njohur përmes internetit dhe e kishte bindur të takoheshin. Ai e kishte lidhur pastaj vajzën për një dru në pyll dhe e ksihte detyruar të bënte seks oral. Gjatë kësaj kohe ajo ishte detyruar ta thërriste atë “mjeshtër”.
I akuzuari ka pranuar se ka pasur veprime seksuale me vajzën. Por, mbrojtja e tij ka vënë në pah faktin se viktima i ka miratuar këto veprime dhe nuk është ushtruar dhunë nga ana e të akuzuarit.
Mirëpo, gjyqi nuk e ka pranuar këtë argumentim dhe e ka dënuar të akuzuarin për veprime të shumëfishta seksuale me një fëmijë dhe për detyrim, përcjell albinfo.ch. Kështu, ish mësuesit, krahas dënimit me burg, i është shqiptuar edhe masa e ndalimit të ushtrimit të profesionit për gjithë jetën dhe një dënim me të holla prej 13 mijë frangash që ai duhet t`ia paguajë viktimës si zhdëmtim. Po ashtu, gjykata ka vendosur ndaj tij edhe një masë të terapisë ambulantore.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











