Shkurt.ch
Dorëzohen 330 armë zjarri dhe 15.000 copë municion
Gjithsej në Kantonin Thurgau janë grumbulluar rreth 330 armë zjarri, 66 mjete të rrezikshme (armë të ftohta), 15.000 copë municion, 500 gramë lëndë shpërthyese, 350 detonatorë dhe 470 objekte piroteknike
Në dy ditët e aksionit për dorëzimin e armëve në Amriswil dhe Frauenfeld, Kantoni Thurgau, janë grumbulluar rreth 300 armë zjarri dhe 15.000 copë municion. Të gjitha këto do të asgjësohen nën mbikëqyrje profesionale, shkruan sda.
Edhe pas përfundimit të aksionit në fjalë, policia pranon armë, municion dhe lëndë shpërthyese nga qytetarët, transmeton albinfo.ch. Armët e dorëzuara janë armë që nuk janë më në përdorim dhe qytetarët kanë shfrytëzuar nga rasti që t`i heqin qafe pa pagesë.
Gjithsej në Frauenfeld janë dorëzuar rreth 180 armë zjarri, 44 mjete të rrezikshme (armë të ftohta) si bajoneta, thika etj, afër 8000 copë municion, 427 objekte piroteknike dhe 120 detonatorë. Ndërsa kur këtyre u bashkohen edhe armët e dorëzuara në ditën e parë të aksionit në Amriswil, specialistët e qendrës profesionale për armë në Policinë e Kantonit Thurgau thonë se kanë grumbulluar rreth 330 armë zjarri, 66 mjete të rrezikshme (armë të ftohta). 15.000 copë municion, 500 gramë lëndë shpërthyese, 350 detonatorë dhe 470 objekte piroteknike.
Te armët e zjarrit, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për armë të shërbimit ushtarak.
(Foto: Kapo Thurgau)
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














