Kujdes Rihanna: Rita Ora po vjen!
“Hot Right Now” ka qenë tashmë në majë të toplistave në Britaninë e Madhe.“How We Do” është kandidat i fortë për hit të kësaj vere
Kryesorja, të dyja fillojnë me RI!… kështu fillon artikulli në të cilin bëhet një krahasim në mes të këngëtares shumë të popullarizuar Rihanna dhe shqiptares së re, që po shkon hapave të saj, Rita Ora (Sahatçiu). Të dyja janë lancuar nga i njohuri Jay-Z. Ky i fundit duket se së fundi po heq dorë nga Rihana dhe po e favorizon Rita Orën.
Krahasimi në mes të dy këngëtareve fillon me prejardhjen. Rita Sahatçiu Ora vjen nga Kosova, por është rritur në Londër dhe është socializuar në dy gjuhët (shqip dhe anglisht). “Ajo është një vajzë e vërtetë e rrugës” (street girl). Ndërsa Rihanna (Robyn Rihanna Fenty) është nga Barbadosi, vend prej nga ajo ka marrë lirshmërinë në sjellje dhe në paraqitje. Sa i përket pamjes: kaçurrelat e bardha janë bërë shenjë dalluese e Ritës ndërsa së fundi është bërë biondinë edhe Rihanna.
Sa i takon dashurisë, vazhdon gazeta, sado që po përpiqen ta mbajnë fshehur, Rita dhe Rob Kardashian tashmë janë një çift. Nga ana tjetër Rihanna ka deklaruar së fundi se është single, ndërsa afera me Ashton Kutscher ka qenë më shumë një blof.
Hitet e Rita Ora-s janë të pakta por me sukses të madh. Kënga “Hot Right Now” ka qenë tashmë në majë të toplistave në Britaninë e Madhe. Ndërsa kënga “How We Do” është kandidat i fuqishëm për hit të kësaj vere.
Lidhja me reperin Jay-Z është një element që i bashkon (ose i ndan!) dy këngëtaret. Rita ka lidhur një kontratë për album përmes tij. Thuhet se Jay-Z këngët e planifikuara për Rihanna-n i ka “devijuar” te Rita Ora, duke dashur kështu ta zëvendësojë atë me këngëtaren shqiptare. Ai duket të jetë mllefosur me Rihanën pasi që kjo i është kthyer Chris Brown-it, ish të dashurit që më parë e kishte rrahur.
Nga ana tjetër Rihanna ka një numër të madh hitesh. Ajo tash po bën përpjekje për tu bërë edhe aktore. Këtë moment do të mund ta shfrytëzojë Rita Ora”.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












