Kosova
Gashi – Majko: Marrëveshjet e para të dy qeverive “për një diasporë”
"Nga sot e tutje, bashkë me homologun tim, Majko, këto vlera po synojmë t’i kultivojmë dhe mbrojmë si një trup, jo si dy institucione. Gjuha dhe kultura shqipe janë top prioritet e këtyre marrëveshjeve” – ka thënë Gashi
Nënshkruhen marrëveshjet e para ndërmjet dy ministrive të Diasporës, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, e para e këtij lloji ndërmjet dy qeverive në kuadër të takimit në Korçe.
Ministri Dardan Gashi ka mirëpritur marrëveshjet e arritura, të cilat synojnë unifikimin e politikave dhe strategjive kundrejt diasporës shqiptare, pavarësisht identitetit shtetëror, transmeton albinfo.ch. Shqiptarët janë shqiptarë, qofshin të Kosovës, qofshin të Shqipërisë e kështu me radhë. Kemi një gjuhë, një kulturë dhe të njëjtat tradita.
Nga sot e tutje, bashkë me homologun tim, Majko, këto vlera po synojmë t’i kultivojmë dhe mbrojmë si një trup, jo si dy institucione. Gjuha dhe kultura shqipe janë top prioritet e këtyre marrëveshjeve” – ka thënë Gashi. Nga ana tjetër, ministri i Diasporës i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shprehur përkushtimin e tij për të shtyrë proceset përpara.
“Diaspora shqiptare është një dhe me rol të pakontestueshëm në historinë tonë kombëtare. Të dyja qeveritë tona e kanë me njëmendë rilidhjen konkrete dhe rilindjen e dashurisë dhe ndërveprimit reciprok. Kjo që po bëjmë sot, është hapi i parë” – ka thënë ministri Pandeli Majko.
Mësimi plotësues i gjuhës shqipe si dhe qendrat kulturore që ka të hapura tashmë Republika e Kosovës në disa vende, si dhe të tjerat që priten të hapen, me këto marrëvshje të dyja qeveritë bashkëveprojnë dhe bashkëndajnë gjithçka, përfshi dhe mbulimin financiar. Tri nga dy marrëveshjet qe u nënshkruan nga dy kryeministrat ishin për ministritë e Diasporës te te dyja vendeve.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë EES ka regjistruar mbi 108 milionë hyrje dhe dalje të shtetasve jashtë BE-së, ndërsa mijëra persona... -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët -
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës -
Provokim me flamurin serb ndaj Xhakës, kapiteni i Zvicrës u përgjigj me gol -
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel













