Nuk lejohet ngritja e minares në Xhaminë e Langenthalit
Drejtoria komunale dhe ajo kantonale për ndërtim e kishin dhënë lejen për ngritjen e minares por një komitet kundërshtarësh ishte ankuar
Mbi kulmin e Qendrës Kulturore Islamike në Langenthal të kantonit të Bernës nuk do të lejohet ngritja e minares. Kështu ka vendosur Gjykata Administrative e kantonit, duke miratuar ankesën e një grupi kundërshtarësh të minareve.
Kjo qendër islamike i takon komunitetit të besimtarëve myslimanë shqiptarë të Langenthalit.
Minarja, është një mbindërtim thjesht simbolik dhe nuk ka ndonjë funksion praktik dhe, sipas rregullave të ndërtimit në komunë, ngritja e saj nuk është e lejueshme. Por Gjykata Administrative në vendimin e saj nuk ka dashur të ndërlidhet me rezultatin e referendumit të vitit 2009 i cili ndalonte ndërtimin e minareve në gjithë Zvicrën. Ajo është marrë vetëm me implikimin e ngritjes së minares në kontekst të rregullave urbane të ndërtimit.
Problemi me minaren e Qendrës Kulturore Islamike të Langenthalit është aktual prej vitesh. Fillimisht – dhe kjo ishte para referendumit që pati ndaluar minaret – si drejtoria komunale ashtu dhe ajo kantonale për ndërtim e kishin dhënë lejen për ngritjen e minares. Por ngritja e saj qe zvarritur dhe një komitet i përbërë nga kundërshtarë të minareve kishte bërë ankesa në nivele të ndryshme të gjyqësisë.
Bashkësia Islame e Langenthalit është shprehur e dëshpëruar për vendimin e gjykatës. Por ajo, sipas një komunikate të lëshuar sot, e respekton arsyetimin e vendimit gjyqësor sipas të cilit problemi nuk është te vetë minarja por te rregullat e ndërtimit.
Bartësit e iniciativës për ngritjen e minares kanë të drejtë që brenda 30 ditëve të ushtrojnë ankesë në Gjykatën Federale.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













