Shkurt.ch
Brenga numër 1 e zviceranëve: Mbetja pa para pas pensionimit
Në sondazhin aktual brenga për sigurinë materiale në moshën e pensionit është rritur për 16 për qind në krahasim me një vit më parë. Në të njëjtën kohë ka shënuar rënie frika nga mbetja pa punë
Problemi që ka brengosur më së shumti zviceranin mesatar gjatë vitit 2017 ka qenë ai nëse në pleqëri do të ketë mjaft të holla për të jetuar. Këtë gjendje e tregon “Barometri i Brengave 2027” i porositur nga Credit Suisse dhe i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit, GFS Bern.
Sipas këti barometri, 44 për qid të të anketuarve, si problem më të madh aktualisht në Zvicër e shohin pesnionimin, transmeton albinfo.ch. Ndërsa më shumë se tre të katërtat e tyre janë të mendimit se AHV (Sigurimi i pleqërisë dhe i trashëgimisë) duhet të reformohet.
Kështu, ketë vit pensionimi si problem në kokat e zviceranëve ia zë vendin papunësisë. Kjo e fundit, që nga viti 2003 e deri tash e mbante vendin e parë në “Barometrin e brengave”.
Në sondazhin aktual brenga për sigurinë materiale në moshën e pensionit është rritur për 16 për qind në krahasim me një vit më parë. Në të njëjtën kohë ka shënuar rënie frika nga mbetja pa punë, transmeton albinfo.ch. Në fakt, kurrë më shumë se në këtë vit zviceranët nuk kanë menduar se vendi i tyre i punës është i sigurt. Këtu nuk ndryshon asgjë as digjitalizimi i punës që sa vjen e po rritet.
Çështja e të huajve edhe këtë vit është mjaft lart në barometër. Ajo në vazhdimësi gjatë viteve të fundit ka zënë vendin e dytë ndër shqetësimet më të mëdha të zviceranëve, por kësaj here ka rënë në vendin e tretë.
Për realizimin e “Barometrit…”, verën e kaluar janë anketuar 1000 zviceranë me të drejtë vote nga të gjitha regjionet e vendit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut shënon numrin më të lartë të banorëve në histori Kurrë më parë kaq shumë banorë në Cyrih... -
Hetimet zbulojnë detaje të reja për arrestimin e kosovarit në Cyrih -
Hotel luksoz në Crans-Montana mbyllet për shkelje sigurie -
Parlamenti kritikon ashpër kushtet e paraburgimit në Vaud -
Banesat në Zvicër, qeveria synon rritjen e ndërtimit përmes fondeve publike










