Shkurt.ch
Thurgau, kantoni me kriteret më të ashpra për dhënien e pasaportës zvicerane
Ajo që këtë vendim e bën përfundimtar është e dhëna se edhe propozimi i bërë nga SP dhe të Gjelbrit që vendimi të hidhet në referendum dhe për ose kundër të votojë populli, pësoi humbje të thellë
Ata që jetojnë në Kantonin Thurgau dhe që duan të marrin pasaportën zvicerane, duhet të dëshmojnë njohjen e gjuhës gjermane në nivel më të lartë se në të gjitha kantonet tjera të Zvicrës. Një ashpërsim të tillë e ka miratuar të mërkurën Parlamenti i Kantonit, duke votuar një rregullore të re në Ligjin për të Drejtat Civile, gjegjësisht për natyralizim, shkruan sda.ch.
Parlamenti ka miratuar projektin në votimin përfundimtar me 65 vota pro dhe 55 kundër, transmeton albinfo.ch. Me këtë rast, për projektin në fjalë ose për ashpërsimin e ligjit kane votuar deputetët e partive FDP dhe SVP, ndërsa kundër ishin ata të CVP, EVP. SP dhe të Gjelbrit.
Ajo që këtë vendim e bën përfundimtar është e dhëna se edhe propozimi i bërë nga SP dhe të Gjelbrit që vendimi të hidhet në referendum dhe për ose kundër të votojë populli, pësoi humbje të thellë. Vetëm 20 vota të SP-së dhe Partisë së Gjelbër nuk mjaftonin as përafërsisht për një gjë të tillë. Projekti i kontestuar ka kaluar me një shumicë të ngushtë në dy lexime të bëra në Parlamentin e Kantonit në tetor dhe nëntor.
Siç kemi shkruar tashmë, të huajt që duan të natyralizohen në Kantonin Thurgau tash e tutje duhet të dëshmojnë njohjen e gjermanishtes në nivelin B2 me gojë dhe B1 me shkrim. Në këtë mënyrë, ky kanton fut në fuqi kriteret më të ashpra sa i përket njohjes së gjuhës në gjithë Zvicrën, ku vlen niveli B1 për njohjen me gojë dhe ai B për njohjen e gjuhës me shkrim.
SVP, si parti që ka iniciuar këtë ashpërsim, e ka argumentuar atë duke thënë se për integrim nevojitet njohje e mirë e gjuhës gjermane. Po kështu sipas partisë në fjalë “me B2/B1 nuk është kërkuar asgjë jonjerëzore”. SP, Partia e Gjelbër, Të Gjelbrit Liberalë dhe CVP-EVP nga ana tjetër kanë qenë kundër, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre procedura e natyralizimit duhet të jetë korrekte edhe ndaj të huajve të gjeneratës së parë. Me këtë “korrektësi” kanë pasur parasysh faktin se shumë nga të huajt e kësaj gjenerate kanë problem me njohjen e gjuhës në nivelin e kërkuar pasi që kanë qenë kryesisht me shkollim të ulët.
Me gjithë faktin se me refuzimin për ta votuar mundësinë e zhvillimit të referendumit të detyruar, ashpësimi praktikisht është definitiv, teorikisht, është megjithatë i mundur edhe një referendum vullnetar për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve