Shkurt.ch
Shopingu jashtë vendit i kushton Zvicrës me miliarda: Parlamenti merr masa
Për shkak të fuqisë së frangut, miliarda franga të konsumit shkojnë në vendet fqinje, ka argumentuar Komisioni për Financa i Dhomës Nacionale
“Turizmi tregtar”, gjegjësisht trendi në rritje i furnizimit të zviceranëve në tregjet e shteteve fqinje, është bërë shqetësim serioz për Dhomën Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Kështu ndodh pasi që Zvicra humb në këtë mënyrë një pjesë të mirë të tatimeve, gjegjësisht të Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH).
Nisur nga kjo, Këshilli Federal është duke shqyrtuar nëse ky problem mund të luftohet përmes një regjimi të ri të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.
Për shkak të fuqisë së frangut, miliarda franga të konsumit shkojnë në vendet fqinje, ka argumentuar Komisioni për Financa i Dhomës Nacionale. Atje madje janë ngritur edhe struktura të reja të tregtisë me pakicë dhe është realizuar më shumë qarkullim ndërkohë që në Zvicër po zhduken vende pune në tregti dhe hapësira shitjeje.
Dhoma Nacionale e ka miratuar me 119 vota pro dhe 58 kundër, postulatin përkatës të Komisionit, përmes të cilit kërkohet që qeveria ta bëjë një raport lidhur me këtë çështje. Kështu, Këshilli Federal duhet që nga njëra anë të shqyrtojë nëse për zbutjen e situatës janë të nevojshme masa ligjore. Nga ana tjetër duhet të dëshmohet nëse mund të futet në fuqi një regjim i ri i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar përmes të cilit të gjithë jonsumatorët do të paguanin TVSH, në njërin nga vendet fqinje ose në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












