Sport
Nejtën Klevërly nuk do të përballet me Robin Krasniqin
Takimi Klevërly – Krasniqi është dashur të zhvillohet në Rojal Albert Holl, të shtunën, më 28 të këtij muaji
Boksieri profesionist nga Kosova, me qëndrim në Gjermani, Robin (i njohur edhe si Haxhi) Krasniqi nuk do të përballet javën e ardhshme në Londër me boksierin britanik, Nejtën Klevërly.
Ky i fundit është tërhequr nga mbrojtja e planifikuar e titullit të kampionit në kategorinë gjysmë të rëndë në verzionin WBO (World Boxing Organisation) për shkak të një infekcioni viral.
Takimi Klevërly – Krasniqi është dashur të zhvillohet në Rojal Albert Holl, të shtunën, më 28 të këtij muaji.
Klevërly tha sot se nuk ishte në gjendje që të stërvisë për takimin me Robin Krasniqin, që parashihej të ishte meçi i katërt për mbrojtjen e titullit për këtë boksier britanik.
Boksieri Robin Krasniqi, i njohur edhe si Haxhi Krasniqi, është 25 vjeçar dhe bokson profesionalisht në Munih të Gjermanisë. Ai ka radhitur fitoren e 37 nga gjithsej 39 meçe të tij në karrierën profesioniste.
Haxhiu i lindur në Junik të Kosovës dhe është kushëri i largët i boksierit të njohur Luan Krasniqi.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












