Sport
Ylli shqiptar, i preferuari i tifozëve
Me golat e fundit ai mori zemrën e tifozëve të cilët po e kritikojnë ashpër Hughes që nuk po e lejon Shaqirin të luajë 90 minuta
Nëntë humbje nga 17 ndeshjet e para në ligë kanë shtuar presionin te trajneri i Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, Mark Hughes.
Dy humbjet e fundit, 5:1 nga Tottenhami dhe 1:0 nga Burnley ka bërë që edhe tifozët t’ia kthejnë shpinën trajnerit uellsian e sidomos pasi e largoi nga dy ndeshjet para kohe yllin shqiptar Xherdan Shaqiri.
Shaqiri, që sivjet po shijon sezonin më të mirë në Premier Ligë, deri tani ka realizuar katër gola dhe ka pasur pesë asistime. Me golat e fundit ai mori zemrën e tifozëve të cilët po e kritikojnë ashpër Hughes që nuk po e lejon Shaqirin të luajë 90 minuta, përcjell albinfo.ch.
Tifozët kishin brohoritur “Ti s’e din se çfarë po bën”, kur ai largoi Xherdan Shaqirin pesë minuta para se Burnley të realizonte golin e fitores.
Hughes ishte kritikuar edhe për ndeshjen me Tottenhamin kur e largoi Shaqirin pas 75 minutash, kur skuadra e tij po humbte 5 me 0. Ai këtë vendim e ka mbrojtur me faktin se po dëshiron ta ruajë Shaqirin, “pasi e dinte se tashmë ndeshja ishte humbur”.
Në tabelën e Premier Ligës, Stoke është i 15-i me vetëm 16 pikë të tubuara deri tani. Skuadra e Shaqirit nuk ndodhet larg nga zona që bie nga liga. Në tri pozitat e fundit janë Crystal Palace e West Hami me nga 14 pikë, ndërsa krejt në fund, në pozitën e 20-të, është Swansea me 12 pikë.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












