Shkurt.ch
I dyshuar për ngacmim seksual, deputeti ndiqet penalisht për detyrim
Delikti për të cilin dyshohet politikani 40 vjeçar Yannick Buttet mund të ndëshkohet me gjobë ose me heqje lirie deri në tre vjet
Prokuroria Publike e Kantonit të Valisit ka iniciuar një procedurë penale ndaj deputetit nacional nga CVP/PDC, Yannick Buttet. Ai dyshohet për ushtrim të veprës penale të detyrimit. Këtë e ka konfirmuar tashmë për gazetën “NZZ am Sonntag” prokurori i përgjithshëm i Kantonit të Valisit. Jean-Pierre Greter.
Delikti për të cilin dyshohet politikani 40 vjeçar mund të ndëshkohet me gjobë ose me heqje lirie deri në tre vjet.
Nisja e hetimeve vjen si pasojë e një denoncimi penal që atij i kishte bërë një ish e dashur e tij, transmeton albinfo.ch. Ajo e kishte denoncuar Buttet-in pasi që ky i fundit, në gjendje të dehur kishte shkuar te shtëpia e saj dhe kishte cingërruar rreth njëzet herë në derën e saj.
Pastaj ajo, duke u ndier e rrezikuar kishte alarmuar policinë ndërsa politikani ishte përpjekur të fshihej kur kishte parë policët.
Buttet ndërkohë është fajësuar edhe nga gra të tjera, shumica anëtare të parlamentit, për ngacmime seksuale që kanë ndodhur disa herë kur ai ka qenë në gjendje të dehur.
Për shkak të skandalit të përmendur, Buttet ka dhënë dorëheqje nga posti i tij i nënkryetarit të CVP-së në nivel të Zvicrës. Por, postin e deputetit nacional ai vazhdon ta mbajë.
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet Pas 40 vitesh në Zvicër, një francez 60-vjeçar duhet të largohet nga vendi. Gjykata Federale konfirmoi... -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten












