Kultura
Visar Morina nominohet për çmimin e skenarit më të mirë të filmit në Gjermani
Në mesin e tre të nominuarve për këtë çmim është edhe regjisori dhe skenaristi nga Kosova, Visar Morina i ili jeton dhe krijon në Gjermani. Është nominuar skenari i tij për film „Exil“
Ministrja gjermane e shtetit për Kulturë dhe Medie, Monika Grütters ka kumtuar të premten emrat e të nominuarve për „Skenarin më të mirë gjerman të filmit 2018“. Fjala është për skenarët që ende nuk janë realizuar si filma, thuhet në një njoftim për medie, të publikuar nga ministria në fjalë.
Çmimi për skenarin e vitit ose „Goldene Lola“ (Lola e Artë) do të jetë i lidhur me një premi të hollash prej 10 mijë eurosh, shkruan albinfo.ch. Po ashtu vetë nominimi siguron 5000 euro për autorin e nominuar. Ndërsa çmimin do t`ia dorëzojë fituesit ministrja Gütters në pritjen që do të organizohet për këtë qëllim.
Ky është çmimi më i lartë që jepet në Gjermani për skenar filmi.
Përveç shumës prej 10 mijë eurosh, fituesi i çmimit mund të shpërblehet edhe me një shumë deri në 20 mijë euro si ndihmesë për realizimin e filmit nga skenari i shpërblyer.
Në mesin e tre të nominuarve për këtë çmim është edhe regjisori dhe skenaristi nga Kosova, Visar Morina i ili jeton dhe krijon në Gjermani. Është nominuar skenari i tij për film „Exil“.
Në këtë skenar bëhet fjalë për një kërcënim të fshehur por në rritje. Përmes karakterit kryesor, një kryefamiljari të mirë me prejardhje shqiptare i cili e sheh veten si të rrethuar nga armiqtë, autori ndërton një protagonist ambivalent. Në përgjithësi skenari duket një bazë e mirë për një triler fascinues mbi paranojën dhe identietetin. Me një ngjyrim surreal, një film me një humor të mrekullueshëm unik“, thuhet veç tjerash në njoftimin për nominimin e këtij filmi.,
Veç Morinës, të nominuar janë edhe Torsten Schulz për skenarin e filmit „Nilowsky“ dhe Thomas Wendrich për skenarin „Je suis Karl“.
Çmimi do të jepet më 16 shkurt 2018.
Visar Morina njihet mirë për publikun shqiptar dhe atë gjerman me filnin etij „Babai“, shkruan albinfo.ch. Ky ishte një koproduksion Gjermani-Zvicër, i cili ka korrur shumë suksese në disa efstivale gjermane të filmit
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













