Kosova
SHBA mbështet Kosovën me 30 milionë dollarë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie kanë nënshkruar sot një marrëveshje për amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore, përcjell albinfo.ch.
Ky grant është 30 milionë dollarë për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe investimet në sektorin privat.
Presidenti i Kosovës është shprehur se, marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së SHBA-ve që i kanë dhënë Kosovës në konsolidimin e shtetit.
Thaçi deklaroi se ky është mesazhi më i mirë që buron në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe mesazhit për investitorët.
Ndërsa ambasadori Greg Delawie tha se ky vit ka pasur të arritura të rëndësishme. Ai tha se Kosova ka kaluar në një proces zgjedhor e pastaj edhe kalimin te Qeveria e re, e po ashtu edhe nënshkrimi i kontratës për Termocentralin Kosova e Re.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












