Shkurt.ch
Polici i premton azilkërkuesit azilin në këmbim të seksit: Dënohet 15 muaj me kusht
Gjyqtarët e Gjykatës Federale e kanë vërtetuar vendimin e Gjykatës së Kantonit të Friburgut sipas të cilës polici e kishte shfrytëzuar gjendjen e rëndë të azilkërkuesit, duke “u korruptuar” në këtë mënyrë
Gjykata Federale si shkalla më e lartë e gjyqësisë së Zvicrës ka vërtetuar dënimin me 15 muaj burg me kusht për ish policin nga Kantoni Freiburg, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA. Personi sot 64 vjeçar, i kishte premtuar një azilkërkuesi irakian se do të kujdesej për rregullimin e statusit të tij të azilit, duke i kërkuar në këmbim, shërbime seksi.
Rasti ka ndodhur në vitin 2010, kur tashmë i dënuari punonte ende në shërbimin policor, transmeton albinfo.ch. Në mes të policit dhe azilkërkuesit madje kanë ndodhur tri herë kontakte seksuale, thuhet në vendimin gjyqësor të Gjykatës Federale të publikuar sot.
Gjyqtarët e Gjykatës Federale e kanë vërtetuar vendimin e Gjykatës së Kantonit të Friburgut sipas të cilës polici e kishte shfrytëzuar gjendjen e rëndë të azilkërkuesit, duke “u korruptuar” në këtë mënyrë. Ata konstatojnë se Gjykata e Kantonit të Freiburgut, ndryshe nga mendimi i ish policit, nuk e ka shkelur prezumimin e pafajësisë në rastin e tij. Për më tepër shkalla e përmendur (kantonale) nuk e kishte përcaktuar në mënyrë arbitrare rrjedhën e ngjarjeve.
Gjykata më e lartë e Zvicrës po ashtu nuk i jep të drejtë ankesës së 64 vjeçarit sipas së cilës, irakiani e kishte paditur atë vetëm pasi që dëshironte të siguronte qëndrimin në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, Gjykata Federale thotë se nuk ka qenë irakiani ai që e ka zbuluar rastin, por shfrytëzimi i tij nga ana e policit është zbuluar falë një procedure tjetër penale. Veç kësaj, irakiani një kohë të gjatë nuk ka dashur të shprehej rreth asaj që ka ndodhur mes tij dhe policit. Ka ndodhur e kundërta, ai ka dashur që ta harrojë këtë ngjarje.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














