Kosova
Kërkohet dorëheqje e Thaçit dhe e Qeverisë
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje dhe krahas saj edhe Mimoza Kusari Lila dhe Ilir Deda, të Alternativës, kanë kërkuar dorëheqjen e Thaçit dhe të Qeverisë Haradinaj
Së paku tre deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi dhe të Qeverisë Haradinaj, pas tentimit për shfuqizim të Gjykatës Speciale, shkruan Albinfo.ch.
Të premten, koalicioni qeverisës kishte mbledhur 43 nënshkrime të deputetëve për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për të ndryshuar ligjin për Specialen. Kjo tentativë nga ambasadorët e huaj konsiderohej si “nata më e rrezikshme për Kosovën”.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka thënë se Thaçi “tani e ka kuptuar që mund të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëjë gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale”.
Ajo i ka kërkuar dorëheqjen Thaçit, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe qeverisë Haradinaj.
Dorëheqjen e tyre e ka kërkuar edhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa. Ajo ka thënë se nata e mbrëmshme mbaroi por pasojat për Kosovën kanë mbetur.
“Për të parandaluar çfarëdo dëmi tjetër, Qeveria dhe Presidenti duhet të bëjnë të fundit punë të mençur në pozitat që mbajnë, Të Japin dorëheqje dhe të lirojnë Kosovën nga frika e kthimit prapa”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ilir Deda është deputeti tjetër që ka thënë se kjo udhëheqësi po e rrezikon ekzistencën e vendit të vet.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës














