Kosova
Aktori i Hollywoodit: Kam ndihmuar refugjatë kosovarë në Shqipëri
Rob Riggle është aktor dhe ish-marins amerikan. Ai kaloi mbi 20 vjet në Korpusin Detar të Shteteve të Bashkuara dhe ka treguar se ushtria mund të sigurojë stabilitet dhe se i ka ndihmuar në rrugën drejt suksesit.
Ai ka shërbyer si ushtar në Kosovë dhe Afganistan, derisa ka vizituar edhe shtetin afrikan të Liberisë, shkruajnë mediat amerikane.
“Shërbimi im ushtarak patjetër më ndihmoi të kuptoj se çfarë ishte ushtria në Irak dhe çfarë po përpiqeshin ta përmbushnin. Pasi kam shërbyer në Afganistan, e kuptova se sa i vështirë ishte misioni”, deklaroi ai për “Washington Post”.
Ai e cilëson karrierën në ushtri si një përvojë shpërblyese prej së cilës ka mësuar shumë gjëra, përcjell albinfo.ch.
“Shumë eksperienca shpërblyese. Kryesisht në udhëheqjen e marinsave, edukimin e marinsave dhe shërbim ndaj vendin tim, si dhe puna në “Brigadën e Puseve” pas sulmeve të 11 shtatorit, ku kam ndihmuar evakuimin dhe sigurimin e ambasadës në Liberi. Kam ndihmuar refugjatët në Shqipëri, restarimi dhe zbatimi paqes në Kosovë”, ka thënë ndër të tjerash aktori 47-vjeçari.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












