Kosova
119 të vdekur e 5816 të lënduar nga aksidentet në Kosovë
Aksidentet e shumta me fatalitet në Kosovë kanë krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në komunikacionin rrugor, thonë autoritetet e rendit.
Nga numri i madh i aksidenteve gjatë periudhës janar-nëntor, 119 veta kanë humbur jetën si pasojë e tyre.
Këto shifra shënojnë rritje mbi 22 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Kështu kanë thënë autoritetet e rendit, sipas të cilëve 5816 persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidente komunikacioni, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Sipas Policisë, aktualisht është duke u zbatuar masa zero-tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, gjatë këtij viti janë shqiptuar 371.976 tiketa për ngasësit e automjeteve.
Në anën tjetër, në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë vdekur 21 persona të aksidentuar, përkundër angazhimit të gjithë stafit për të shpëtuar jetët e tyre.
Ekspertët e komunikacionit e vlerësojnë gjithë situatën si mjaft shqetësuese, ku sipas tyre ndër arsyet e shtimit të numrit të aksidenteve ka qenë edhe shtimi i numrit të automjeteve në komunikacion.
Ndryshe, ligji i ri për trafikun rrugor që nga viti i kaluar ka hyrë në fuqi, derisa zyrtarë të kësaj fushe kanë deklaruar se përveç shqiptimit të pikëve negative, dënimet për shkelësit e rregullave të trafikut do të jenë nga 300 deri në 900 euro, dhe në raste të caktuara edhe me marrjen e patentë shoferit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih










