Kosova
Varroset 15-vjeçarja që ndërroi jetë në Itali, duke rënë nga banesa
Familja nga Skenderaj, i dha sot lamtumirën e fundit vajzës së tyre 15 vjeçare.
Ajo ndërroi jetë në një spital në Itali, ku edhe jetonte me familje, si pasojë e rënies nga një lartësi prej katër metrave deri sa ishte zgjuar jerm, njofton Klan Kosova.
Brikena Mehmeti kishte ngatërruar derën e banjës me dritaren dhe kishte rënë poshtë, përcjell albinfo.ch.
Por, vajza shqiptare edhe pse nuk ishte në gjendje të vetëdijshme ka shkuar te prindërit. Më pas ka qëndruar disa ditë në spital, ku gjendja e saj është përmirësuar, megjithatë, më pas gjendja iu përkeqësua dhe pas rreth një javësh ka ndërruar jetë.
Babai i saj ka treguar si ndodhi kjo ngjarje, derisa ka paralajmëruar se do të paditë mjekët, pasi beson se kanë qenë të pakujdesshëm.
Familja shqiptare ka jetuar në Treviso të Italisë, aty ku edhe ka ndodhur ngjarja.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=h0J4eLMYdM4
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














