Jeta në Zvicër
Ndryshimet ligjore që kanë hyr në fuqi në Zvicër nga 1 janari
Ardhja e Vitit të Ri ka sjell me vete disa ndryshime të rëndësishme legjislative në Zvicër, shkruan ‘swissinfo.ch’.
E drejta për të fituar nënshtetësinë zvicerane do të jetë shumë më vështirë. Kushdo që do ketë një vepër penale do të përjashtohet në teori. Një pasaportë zvicerane më pas do të rezervohet për mbajtësit e lejes së qëndrimit C, të cilët kanë qenë në Zvicër për pesë apo dhjetë vjet, varësisht nga vendi i tyre i origjinës dhe të cilët mund të dëshmojnë për një integrim të suksesshëm. Ata ende duhet të kalojnë kërkesat rigoroze të hyrjes, duke përfshirë një test të gjuhës me shkrim, përcjell albinfo.ch.
2018 do të shënojë gjithashtu kthimin e dënimeve me burg të shkurtë dhe mundësinë që autoritetet tatimore të shkëmbejnë automatikisht informacion bankar me partnerët e huaj.
Adaptimi i një fëmije do të bëhet paksa më i lehtë, edhe nëse procesi mbetet i gjatë dhe i komplikuar. Tani e tutje, aplikantët duhet të jenë të paktën 28 vjeç në vend të 35, dhe ata duhet të kenë qenë të martuar për të paktën tre vjet, nga pesë sa që ishte.
Nga 1 janari, tatimi mbi vlerën e shtuar do të reduktohet nga 8% në 7.7%. Do të ketë një normë të veçantë për hotelet prej 3.7%.
Në vitin 2018, më shumë njerëz do të kualifikohen për përfitimet e aftësisë së kufizuar, duke përfshirë punonjësit me kohë të pjesshme dhe nënat. Familjet që kujdesen për personat e sëmurë rëndë ose me aftësi të kufizuara rëndë në shtëpi do të marrin shumë më tepër para për sigurimin e paaftësisë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih











