Sport
50 mijë bileta të Euro 2012-ës presin në Ukrainë
Duket të ketë ndikuar javët e fundit edhe trajtimi jo i mirë që i bëhet në burg ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko
Derisa ka mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e Euro 2012-ës në Poloni dhe Ukrainë, 50 mijë bileta ende janë në dispozicion për tifozët e futbollit. Negativisht në shitjen e biletave në vendin e dytë nikoqir të kampionatit duket të ketë ndikuar javët e fundit edhe trajtimi jo i mirë që i bëhet në burg ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.
Gati 1.4 milionë bileta janë në qarkullim nga UEFA. Ndërsa më shumë ndeshje do të ketë në Poloni, kanë bërë të ditur zyrtarë të UEFA-së për”SF Online”.
Tani, në fillim të majit, UEFA do të kërkon ndihmën e klubeve ukrainase të futbollit Shakhtar Donetsk, Metalist Kharkiv dhe sponsorëve nacional të kampionatit për t’i shitur biletat.Polonia qëndron shumë më mirë në drejtim të shitjes së biletave. Ukraina është me të vërtet më madhe se Polonia, por edhe më varfër. “Standardi jetësor i këtyre vendeve nuk është i krahasueshëm”.
Në Poloni dhe Ukrainën, futbolli nuk kishte asgjë të bëjë me politikën.
Por, edhe zhvillimet e fundit në lidhje me ish- kryeministren ukrainase në burg, Yulia Tymoshenko nuk mund të thuhet se kanë ndikuar në këtë ngjarje të madhe të futbollit evropian, shkruan “SF Online”.Biletat për Kampionatin Evropian janë në dispozicion për shitje që nga prilli i vitit 2011, ndërsa Timoshenko ishte në burg që nga gushti i vitit të kaluar.
Për këtë arsye nuk mund të imagjinohet fakti se tifozët e futbolli nuk kanë siguruar ende bileta hyrëse për shkak të Yulia Tymoshenko.
Edhe me Euro 2008 në Zvicër dhe Austri, euforia e futbollit në vendet pritëse ishte evidente vetëm pesë javë para ndeshjeve..
Interesi gjithashtu është i pranishëm në Poloni dhe Ukrainë. Por, problemi qëndron tjetërkund ngase mijëra tifozë të futbollit nga Evropa kishin kthyer biletat në UEFA për shkak se nuk kishin siguruar strehim në Ukrainë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur 20 Minuten i dha lamtumirën versionit të saj të shtypur sot me një botim special. Gazeta... -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike










