Për qeverinë, incesti nuk është vepër e dënueshme
Nxjerrja e incestit nga regjistri i veprave penale është kundërshtuar ashpër nga partitë si CVP, EVP dhe SVP
Sipas një njoftimi të bërë publik sot, Qeveria Federale propozon që incesti në të ardhmen të mos trajtohet si vepër e dënueshme penale. Këtë propozim qeveria e ka bërë në kuadrin e përgatitjeve për ndryshimin e Ligjit Penal që janë në rrjedhë e sipër, shkruan 20 Minuten online.
Nxjerrja e incestit nga regjistri i veprave penale është kundërshtuar ashpër nga partitë si CVP, EVP dhe SVP. Të gjitha këto parti, në kundërshtimin që bëjnë, theksojnë se përceptimi i incestit si vepër që duhet të ndëshkohet është i ngulitur në botëkuptimin e shoqërisë zvicerane dhe në vlerat bazë të familjes.
Nga ana tjetër, në propozimin qeveritar për heqjen e incestit nga ligji penal theksohet se përcaktimi i tij si vepër penale sot ka humbur shumë nga pesha dhe ka rëndësi fare margjinale. “Sipas Entit Federal për Statistika, nga viti 1984 deri në vitin 2007 në Zvicër janë proceduar nëpër gjykata mesatarisht vetëm tre deri në katër raste të incestit brenda një viti”, thonë në qeveri.
Me heqjen nga regjistri i veprave penale, sipas propozimit qeveritar nuk do të jetë e dënueshme marrëdhënia seksuale në mes të të rriturve me afërsi gjaku të vijës horiziontale, në mes të vëllezërve-motrave të njërit prind ose të prindërve të përbashkët.
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave Lehtësim financiar për banorët e Cyrihut nga viti 2026... -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC












