Sport
Tre shqiptarë janë fitues të titullit në tri shtete të botës
Sezoni 2011-2012 ka kurorëzuar tre futbollistë shqiptarë që luajnë në ligat e ndryshme botërore
Bëhet fjalë Besart Berisha, Xhehavir Sukaj dhe Isli Hidi, që janë shpallur kampionë në Australi, Iran dhe Qipro. Një sukses i jashtëzakonshëm për këta lojtarë, ku protagonisti absolute i këtij sezoni ka qenë padyshim sulmuesi Besart Berisha. 26-vjeçari shënoi 21 gola në total me Brisbejn Roar, 19 prej të cilëve në sezonin e rregullt dhe 2 në finalen e madhe përballë Perth Glorit.
Në këtë mënyrë, Berisha u bë protagonist absolut, duke i dhënë skuadrës së tij titullin e dytë radhazi në A-League-n australiane, duke vendosur edhe një rekord për gola të shënuar Brenda një sezoni të vetëm. Sulmuesi që pritet të rikthehet në përfaqësuese pas një mungese 18-mujore fitoi “Këpucën e Artë”, u rendit i dyti në garën për lojtarin më të mirë dhe ishte në formacionin e vitit.
Suksesin e festoi edhe Xhevahir Sukaj në kampionatin Iranian. Sulmuesi i transferuar në janar 2012 të Sepahan Isfahan, duke e ditur që po shkonte te skuadra kampione dhe që ishte sërish pretendente. Ambientimi dhe konkurrenca e madhe brenda skuadrës bën që hapësirat për 24-vjeçarin të ishin të kufizuara. Megjithatë, me kalimin e javëve, Sukaj e bindi trajnerin Kranjçar dhe gjatë këtyre katër muajve është aktivizuar në 9 ndeshje të ligës me emrin “Kupa e Gjirit Persik” dhe 4 në Champions League-n aziatike. Në total sulmuesi arriti të shënonte tre gola, dy në kampionat dhe një në Champions.
Në Qipro festoi edhe Isli Hidi. I mësuar me trofe gjatë karrierës në klubet shqiptare, gardiani ka fituar edhe kampionatin në Ishullin e Afërditës me AEL Limasolin.
Portieri kuqezi e ka pësuar të vështirë të gjente hapësirat e nevojshme për të luajtur, pasi argjentinasi Degra ishte titullar i padiskutueshëm në klubin nga Limasoli. Hidi e mbylli kampionatin me vetëm një ndeshje të luajtur, por kjo absolutisht nuk mund ta ndalonte 31-vjeçarin që të festonte së bashku me shokët titullin e gjashtë në historinë e klubit qiprio, shkruan mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse