Shqipëria
Përkujtohet “21 Janari” në Shqipëri
Familjarët e katër protestuesve të vrarë më protestën e 21 janarit të vitit 2011 janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që si gjithmonë u ka premtuar drejtësi.
Por, ndërsa familjarët kanë mbajtur nga një fjalim fare të shkurtër duke kërkuar drejtësi, kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim afro 60 minuta, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se reforma në drejtësi do të sjellë shumë shpejt frytet e saj. “Drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën. Çerekshekulli padrejtësi janë shumë, por nuk janë shumë për një komb që nuk ka pasur kurrë shtet të së drejtës dhe institucione demokratike. Gjërat po ndryshojnë në drejtimin e duhur. Reforma në drejtësi ishte utopi, por sot reforma në drejtësi ka kaluar, ethet e frikës nga ndëshkimi i kanë kapur të pushtetshmit. Në shkurt, me siguri, do të nisë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng drejtësinë për kaq shumë vite. Duhet të ishte bërë me kohë, por nuk u bë dhe kush nuk e bëri me kohë sot kërcënon të marrë peng Shqipërinë si të tërë, duke e ndaluar të ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në BE”, deklaroi Rama.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit












