Tematike
Sommaruga kërkon një mekanizëm për ndarjen e aplikimeve për azil
Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar për reformën e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit, shkruan albinfo.ch. Ata në veçanti u morën me modalitetet për prioritizimin e negociatave mbi Rregulloren e Dublinit
Një mekanizëm që do të bënte ndarjen e aplikimeve për azil do të mundësonte forcimin e sistemit evropian të azilit për të qenë në gjendje të përballet me vështirësitë në të ardhmen. Këtë qëndrim e ka konfirmuar sot ministrja federale Simonetta Sommaruga në Sofje, ku ajo mori pjesë në takimin joformal të Këshillit të Ministrave të Drejtësisë dhe tëPunëve të Brendshme të Shteteve anëtare të Schengenit.
Sommaruga ka theksuar se vetë Zvicra ka pasur përvoja pozitive me sistemin e shpërndarjes në zonën e saj, thuhet në një deklaratë që e ka lëshuar Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (EJPD).
Gjatë takimit, ministrat kanë diskutuar për reformën e Sistemit të Përbashkët Europian të Azilit, shkruan albinfo.ch. Ata në veçanti u morën me modalitetet për prioritizimin e negociatave mbi Rregulloren e Dublinit. Për shkak të pikëpamjeve të diskutueshme mbi mekanizmin e alokimit midis vendeve të Dublinit, këto negociata kanë marrë mjaft kohë. Dihet mirë se ka vende, në veçanti në mesin e vendeve të Evropës Lindore, të cilat nuk duan të marrin pjesë në sistemin e shpërndarjes së emigrantëve.
Lidhur me mbrojtjen e kufijve të jashtëm të zonës Shengen, udhëheqësja e EJPD-së kujtoi se “menaxhimi efektiv i kufirit duhet të fillojë në kufi dhe të mos përfundojë në kufi”.
Kjo është arsyeja pse ajo beson se vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet vendeve të Mesdheut të Afrikës së Veriut dhe Turqisë. Iniciativa e Grupit të Kontaktit të Mesdheut, e cila u mbajt nëntorin e kaluar me ftesë të Sommarugës në Bernë, është një hap i rëndësishëm në vendosjen e kontakteve dhe krijimin e një marrëdhënieje besimi me vendet në fjalë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











