Lajme
Zëvendësohen Cooperi dhe Tahiri?
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, është duke shqyrtuar seriozisht largimin e të dërguarit të saj Robert Cooper nga procesi i bisedimeve Kosovë– Serbi.
Gazeta “Express”, duke cituar burime në Bruksel, ka shkruar se janë duke shikuar mundësitë e zëvendësimit të Robert Cooperin me një diplomat tjetër.
“Dialogu nuk pritet të rifillojë shpejt mes Prishtinës dhe Beogradit. Zyra e Ashtonit është duke kërkuar një zyrtar të ri që e zëvendëson Cooperin”, ka thënë një zyrtar i BE-së.
Por, diplomati britanik Robert Cooper, i kontaktuar nga kjo gazetë, nuk ka dashur të flasë për këtë temë me arsyetimin se ende është në pozitën e lehtësuesit. Ai as nuk e ka pohuar e as nuk ka mohuar mundësinë e zëvendësimit nga pozita e mediatorit.
“Mund t’ ju them se ende jam këtu. Momentalisht nuk jam në zyrë, nuk është momenti për të diskutuar.”, ka thënë shkurt Cooper.
Diplomati britanik është emëruar si lehtësues i dialogut Prishtinë – Beograd dhe ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë për t`i koordinuar punët rreth takimeve trepalëshe.
Fundi i takimeve në kuadër të dialogut teknik do të shënojë edhe fundin e përfaqësimit të Kosovës në një dialog nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.
Burime të gazetës “Koha Ditore” kanë shpjeguar se kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator.
Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












