Shqipëria
Rama tregon për projektin e madh nga TAP
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur javën duke treguar për projektin e rëndësishëm ndërkombëtar të gazit natyror që përfshinë edhe Shqipërinë, projektin TAP.
Rama përmes disa fotove që poston në profilin e tij në rrjetet sociale tregon se si po ecin punimet dhe deri ku kanë arritur deri më tani, përcjell albinfo.ch.
“MIRËMËNGJES dhe me këto foto të punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP që po vijojnë në zonën malore të Skraparit dhe në pikën më të lartë ku kalon tubacioni, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri shqiptar në “Facebook”.
Trans Adriatic Pipeline (TAP) është një projekt tubacioni gazi natyror që do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë dhe përtej Detit Adriatik, në Italinë e Jugut dhe më tej në Evropën Perëndimore.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit










