Shqipëria
Protesta e opozitës në Shqipëri vazhdon në Kuvend
Protesta e Opozitës në Shqipëri nga rruga ka vazhduar në Kuvend. Deputetët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke pamundësuar vazhdimin e punimeve.
Deputetët e opozitës kanë rrethuar kryetarin e grupit në foltoren e Parlamentit, Edmond Spaho, pasi kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi urdhëroi përjashtimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Pasi deputeti Spaho nuk është larguar nga salla e Kuvendit, kryeparlamentari ka urdhëruar Gardën të ndërhyjë për të nxjerrë jashtë sallës, deputetin Edmond Spaho.
Me thirrjet “Hajdut, kriminelë” sa herë që nga salla merrnin fjalën deputetët e mazhorancës, opozita vijoi të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit deri në momentin kur Taulant Balla kërkoi ndërprerjen e seancës.
Protestat nuk do të ndalen, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa vijoi se Kuvendi do t’i kthehet normalitetit kur t’i kthehet Kushtetutës. “Protestat nuk do të ndalojnë në asnjë moment. Nuk janë thjesht thirrja e qytetarëve në bulevard, nga më të ndryshmet. Kemi protestat te gjimnazistët, studentët për tarifa më të ulëta, minatorët, edhe tek ata qytetarë që quhen shtresa e mesme po që Edi Rama i shkatërroi me taksat e larta. Rikthimi normal do të jetë kur Parlamenti t’i kthehet Kushtetutës”, tha Kryemadhi. Por, jashtë sallës së Kuvendit, Lulzim Basha përsëriti akuzat ndaj Qeverisë për ekstradimin e Nezar Seitit. Kreu i PD-së thotë se në ekstradimin e Nezar Seitit janë të përfshira dhe përgjegjëse të gjitha institucionet.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare













