Sport
Behrami zotohet për ndihmë futbollit kosovar
Futbollisti i njohur nga Kosova, i cili aktualisht luan në ligën e parë italiane të futbollit, Serie A, te klubi Fiorentina dhe është pjesë e përfaqësueses së Zvicrës, Valon Behrami është pritur sot në një takim nga ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli KrasniqiDuke e uruar për sukseset e mëdha të shënuara në karrierën e tij, ministri Krasniqi vlerësoi se Valon Behrami dhe shumë sportistë tjerë sidomos në futboll, kanë paraqitur një imazh të vërtetë të Kosovës, thuhet në komunikatën e Ministrisë Sportit. Ai falënderoi futbollistin Behrami për ndihmën që ka dhënë në afirmim të talenteve nga Kosova si dhe për lobimin e tij që klubet kosovare të marrin pjesë në turne të ndryshme ndërkombëtare. Ai tha se Behrami dhe plot futbollistë tjerë nga Kosova që luajnë në skuadra të mëdha evropiane, kanë qenë edhe një frymëzim për gjeneratat e reja në Kosovë.Ministri Krasniqi e njoftoi Behramin me sfidat që ka sporti i Kosovës sidomos si pasojë e izolimit. Gjithsesi, ministri shtoi se me vendimin e FIFA-s që Kosovës t’i lejohen ndeshjet miqësore ndërkombëtare tek sportistët, futbollistët në veçanti është ngjallur edhe më shumë shpresa për të qenë të barabartë më futbollistë nga e gjithë bota. Ky vendim, tha ministri, është një hap që ndihmon shumë në përmirësim të lojës dhe organizim të garave, e po ashtu sensibilizon dhe afirmon edhe më shumë çështjen e izolimit të sportit të Kosovës. Ai shprehu besimin se Kosova ka mjaft futbollistë që do të tregojnë paraqitje shumë të mira në përballje me kombëtare të njohura. Perspektiva e futbollistëve që luajnë në Kosovë do të rritet, tha ministri, duke shtuar se tashmë edhe investimet në infrastrukturë janë shumëfishuar.
Ai e njoftoi futbollistin e kombëtares së Zvicrës edhe me projekte që pritet të realizohen gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm, siç janë ndërtime të stadiumeve ndihmëse, renovim të stadiumeve të qyteteve, palestra dhe terrene futbolli, basketbolli e sporte të tjera në të gjitha qytetet e Kosovës.Nga ana tjetër, futbollisti shqiptar falënderoi ministrin për pritjen dhe gatishmërinë e madhe të treguar për bashkëpunim.
Ai tha se ka përcjell në vazhdimësi rrugëtimin e Kosovës në çështjen e sportit. Behrami shtoi se Kosova ka shumë talentë dhe të rinjtë kanë vullnet për punë dhe theksoi nevojën për mbështetje më të madhe, duke premtuar se edhe ai do të japë kontributin e tij.
E-Diaspora
-
Shkolla shqipe drejt hapjes në Bolonjë të Italisë, një hap i ri për diasporën Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe ish-ministër i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim... -
“Mëngjesi i Vëllazërimit” në Samitin e Diasporës, Hoxha: Trashëgimia shpirtërore është themeli i unitetit kombëtar -
Hoxha takon Këshillin Koordinues të Diasporës, fokus bashkëpunimi për “Shqipëria 2030” -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Migros shkurton vende pune, dhjetëra punonjës të prekur Migros Supermarkt AG ka shkurtuar papritur vende pune në departamentin e marketingut dhe komunikimit, duke prekur... -
Rritje e ndjeshme e rasteve të pickimeve nga rriqrat në Zvicër -
Rriten shkeljet e të miturve në trafik në kantonin e Cyrihut, sidomos me trotinetë elektrikë -
Aplikacioni për luftimin e depresionit miratohet zyrtarisht dhe rimbursohet në Zvicër nga korriku -
Gjeneva në qendër të botës së luksit: panairi i orëve rikthen fuqinë e takimeve reale













