Shkurt.ch
Shtohet mbi dyfish numri i zviceranëve që nuk i takojnë asnjë religjioni
Ndër katolikët, numri i besimtarëve ka rënë për 6% kurse ndër protestantët, 9%. Numri i besimtarëve në mesin e komunitetit mysliman ka shënuar një rritje prej 1.6%
Shifrat më të reja të publikuara dje nga Zyra Federale për Statistikë tregojnë se nga viti 2000 der në vitin 2016 është shtuar për më shumë se dyfish numri i banorëve të Zvicrës që nuk identifkohen me asnjërin nga religjionet. Kështu, përderisa në vitin 2000 vetëm 11.4% të banorëve janë shprehur si jobesimtarë, në vitin 2016 kanë qenë tashmë 24.9% të tillë, shkruan albinfo.ch duke iu referuar të dhënave të zyrës në fjalë.
Është interesante se një e treta e këtyre “jobesimtarëve” deklarohen si “ateistë”, ndërsa një e katërta si “agnosticistë” (të pasigurtë nëse ka Zot ose jo.
Numri i besimtarëve të krishterë ka shënuar një ulje të gjithmnbarshme (në veçanti ai i protestantëve) ndërkohë që është rritur numri i besimtarëve myslimanë. Ndër katolikët, numri i besimtarëve ka rënë për 6% kurse ndër protestantët, 9%, shkruan albinfo.ch. Numri i besimtarëve në mesin e komunitetit mysliman ka shënuar një rritje prej 1.6%. ndërsa ai i hebrenjve ka mbetur in njëjtë.
Pasqyra e praktikimit të besimit në Zvicër duket kështu: ndër besimtarët katolikë, 26% marrin pjesë në një shërbim fetar 6 deri 12 herë në vit. Ndërsa evangjelistët (një kishë e vogël, margjionale) janë më të devotshmit: 51% të tyre luten së paku një ose më shumë herë në ditë.
Ndërkaq myslimanët e praktikojnë më së paku besimin e tyre. 46% të tyre kanë deklaruar se nuk kanë qenë kurrë në ndonjë shërbim fetar në xhami, ndërsa 40% nuk janë falur gjatë 12 muajve të fundit asnjëherë, shkruan albinfo.ch. Vetëm 12% të tyre marrin pjesë në faljen e përbashkët në xhami (të premteve) dhe 17% falen pothuajse për çdo ditë.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














