Lajme
Policët kosovarë në vizitë në Gjermani
Dy zyrtarë policorë të Kosovës kanë qëndruar në një vizitë këmbimi përvojash në Emmendigen
Dalë nga dalë, policia e Kosovës po fiton besimin e popullatës, thonë dy zyrtarë policorë kosovarë të cilët ishin në një vizitë këmbimi përvojash në rajonin policor të Emmendigenit. Tahir Shabani, kryetar i shoqatës “Yjet e Kosovës” kishte marrë rolin e përkthyesit në këtë vizitë.
“Deri në fund të luftës në vitin 1999, forcat e rendit dominoheshin nga policët serbë, dhe kjo nuk ishte bazë e mirë”. Keshtu thonë zyrtarët policorë Baki Zebica dhe Sadri Shabani nga Merdari, lokalitet në zonën kufitare Ksoovë-Serbi.
Lidhja me rajonin policor të Emmendigenit është nisur para disa vitesh, me rastin e planifikimit të një turneu futbollistik ndërkombëtar të policëve në këtë qytet.
© Baki Zebica, Karl-Heinz Scherer, Sadri Shabani dhe kryetari i “Yjevet të Kosovës”, Tahir Shabani
Karl-Heinz Scherer, zëvendës i udhëheqësit të rajonit policor, kultivon prej një kohe të gjatë lidhje të shkëlqyera me shoqatën e këtushme kosovare “Yjet e Kosovës”. Ai ua ka prezantuar kolegëve të tij kosovarë organizimin e punës policore në këtë regjion.
U la të kuptohet se dallimet në organizim dhe në pajisjen teknike të pikave policore nuk janë më aq të mëdha. Falë ndihmës ndërkombëtare, forcat e rendit në Kosovë kanë në dispozicion mjete moderne komunukimi dhe automjete të prodhimit të lindjes së largët.
Policia e Kosovës ka për detyrë që para së gjithash të merret me deliktet pronësore. Një nga arsyet për këtë duhet të jetë papunësia shumë e madhe. Policia e Kosovës nuk merr pothuaj fare kallëzime për kundërvajtje të tilla si fyerjet ose zhurma.
Mysafirët po ashtu treguan se për njerëzit, shpesh të traumaztizuar të Kosovës, nevojitet ende edhe shumë durim për të ndërtuar një qasje normale ndaj forcave të ruajtjes së rendit, të cilat tashmë përbëhen ekskluzivisht nga kosovarët. (Badischer Zeitung)
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën











