Kultura
Promovohet libri “Agim i një jete pa perëndim” nga Zarije Zenuni-Bajrami
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër, të cilët kanë Memorandum Bashkëpunimi, bëjnë promovimin e librit “AGIM I NJË JETE PA PERËNDIM” të autores Zarije Zenuni-Bajrami, bashkëshortja e Heroit të Kosovës, Agim Bajramit.
Zarije Zenuni-Bajrami është e lindur në fshatin Duraj, Komuna e Kaçanikut. Ajo u detyrua të largohet nga vendlindja dhe të strehohet në Zvicër, për shkak të përndjekjes nga pushteti serb. Autorja deri tash ka botuar tri libra me poezi dhe prozë si dhe merret me veprimtari kulturore artistike dhe atdhetare.
Në promovim do të marrë pjesë edhe Ambasadorja Nazane Breca, poetja nga Kosova Migena Arllati, e cila është redaktore e librit dhe krijues të tjerë e dashamirë të letërsisë.
Me kënaqësi ju ftojmë, që të merrni pjesë në pasditën e së dielës letrare në lokalet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë.
Promovimi bëhet ditëmn e dielë, më 4 shkurt, duke filluar nga ora 15.
Adresa: Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.
Zähringerstrasse 25, 3012 Bern
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit04 Shkurt 2018
- Ora15:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit2 Shkurt 2018 - 12:00
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














