Shkurt.ch
Shembja e gurëve ndërpret linjën e trenit për në Zermatt
Kësaj radhe, linja e trenit në mes të lokaliteteve Visp dhe St.Niklaus është ndërprerë për shkak të shembjes së gurëve,
Vendpushimi i njohur dimëror i Zvicrës, Zermatt në Kantonin Valis, assesi të rehatohet. Pa kaluar as dy javë nga izolimi i tij i shkaktuar nga bora, ky lokalitet me turizëm të zhvilluar alpin sërish ka mbetur pa lidhjen hekurudhore. Kësaj radhe, linja e trenit në mes të lokaliteteve Visp dhe St.Niklaus është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së gurëve, njofton ndërmarrja hekuridhpre m“Matterhorn Gotthard Bahn”, shkruan 20minuten.ch.
Pasagjerët që kishin planifikuar të udhëtonin me tren janë detyruar të shfrytëzonin autobusët e futur në qarkullim si zgjidhje emergjente për këtë linjë, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, udhëtarët duhet të planifikojnë kohë më të gjatë për udhëtimin e distancës së njëjtë.
Linja konsiderohet se do të mbetet e bllokuar deri në mbylljen e orarit të trenave.
Lartësia e dëmit të shkaktuar në linjën hekurudhore nga rrëshqitja e gurëve nuk është e madhe thotë një zëdhënës i ndërmarrjes së përmendur. Por problemi qëndron te fakti se është dëmtuar edhe sistemi që e furnizon hekurudhën me energji elektrike.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














