Lajme
Dy ushtarë dhe tre serbë plagosën në veri
Mediat kosovare bëjnë të ditur se KFOR-i ka larguar me sukses një barrikadë në rrethinë të Rudaritë në veri të Mitrovicës
Po ashtu konfirmohet plagosja e 2 ushtarëve gjatë operacionit të largimit të barrikadës nga sulmi i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it.
KFOR-i bën të ditur se dy ushtarët janë plagosur nga të shtënat e armëve.
13:50 – Pas një pauze një mujore, sërish janë rikthyer tensionet në komunat e banuara me serbë në veriun e Kosovës.
Një ushtarë i paqeruajtësve ndërkombëtarë dhe tre ekstremistë serbë janë plagosur gjatë përpjekjes së KFOR-it për të hequr barrikadën e vendosur nga serbët në fshatin Rudarë. Zëdhënësi i KFOR-it, Uve Novicki ka deklaruar për mediet në gjuhen shqipe, se KFOR-i ka hequr barrikadën në Rudarë që lidhë magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Në këtë aksion kanë marrë pjesë paqeruajtësit amerikanë dhe gjermanë, të cilët edhe kanë përdorur makinerinë e rëndë. Barrikada në Rudarë është konsideruar më e sofistikuara nga serbët e veriut. Kjo barrikadë bashkë me atë në Zupç, janë konsideruar pengesat kryesore të qarkullimit nga veriu në jug dhe anasjelltas, që nga korriku i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës i dërgoi forcat ROSU-u në veri. Ndërsa sipas REL, tre serbët e plagosur po trajtohen në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ndërsa njëri prej tyre konsiderohet të jetë në gjende të rëndë shëndetësore. Deri tani nuk ka pasur reagime nga institucionet e Kosovës, ndërsa i vetmi që ka reaguar ka qenë i ashtuquajturi sekretar në Ministrinë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoqviq. Ai ka thënë se KFOR-i së bashkë me Prishtinën zyrtare po e shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. “Ky aktivitet ka për qëllim përmirësimin e lirisë së lëvizjes”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve











