Lajme
Hinduistët fitojnë “varrezën” e tyre në lumin Reuss
Ata do të munden që hirin e të vdekurve të tyre sipas ritualeve tradicionale ta shpërndajnë në lumin Reuss
Në Lucern tash e tutje besimtarët e hinduizmit dk të kenë mundësi që hirin e të vdekurve të tyre sipas ritualeve tradicionale hinduiste ta shpërndajnë në lumin Reuss. Këtë atyre ua kanë mundësuar kisha katolike dhe ajo e reformuar.
Po ashtu edhe qyteti ka dhënë lejen për një gjë të tillë.
Brenda vitit llogaritet se mund të ketë 5 deri në 10 “varrime” të tilla, ka thënë prifti reformist Beat Hänni për gazetën “Neue Luzerner Zeitung”. Ai është përgjegjës për shtëpinë Myconius që gjendet drejtpërdrejtë në breg të lumit Reuss.
Kështu, hinduistët e regjionit të gjerë të Lucernit në të ardhmen do të kenë mundësi që të mbajnë ritualet e tyre fetare të vdekjes në njërën nga sallat e Myconius. Hiri pastaj do të shpërndahet në Reuss.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër Oferta po zvogëlohet, ndërsa kërkesa për banim mbetet shumë e lartë... -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve











