Shkurt.ch
Qyteti i Cyrihut teston autobusin pa shofer, “Self-e”
Për shkaqe sigurie as ky autobus “pa shofer”në fillim nuk do të lëshohet në qarkullim krejtësisht pa mbikëqyrje...
Pasi që tashmë janë bërë disa prova me autobusë pa shofer në disa qytete te Zvicrës, së fundi edhe Cyrihu si metropoli më i madh i vendit ka vendosur të provojë një mundësi të tillë.
Aktualisht qyteti i Cyrihut është duke e testuar një autobus të vogël elektrik i cili gjatë dy javëve të ardhshme do të qarkullojë në kuadrin e linjave të Ndërmarrjes së Trafikut Publik të Cyrihut (VBZ). Linja ku do të lëvizë autobusi me emrin “Self-e” është e gjatë gjithsej 1.3 kilometra dhe përfshin pesë stacione.
Vështirësitë me të cilat do të ballafaqohet “Self-e” në një qytet si Cyrihu, janë orientimi në trafikun e këtushëm dhe në veçanti kalimi i shinave të tramvajëve, thonë nga VBZ, shkruan SDA.ch.
Sidoqoftë, as ky autobus “pa shofer” nuk do të lëshohet në qarkullim krejtësisht pa mbikëqyrje, transmeton albinfo.ch. Në fillim në autobusin në fjalë do të jetë edhe personeli i shkolluar përcjellës. Ky personale do të ndërhyjë në rastet kur “Self-e” nuk ia del me pengesat që i paraqiten.
Autobusi drejtohet me GPS dhe me skanerë të ndryshëm laserikë si dhe kamera, në mënyrë që të mund t`i identifikojë rreziqet dhe të parandalojë ndeshjet.
VBZ e Cyrihut këtë makinë e la marrë “hua” nga ndërmarrja simotës e Schaffhauzenit, përcjell albinfo.ch. Edhe atje, duke filluar nga marsi, një autobus i tillë, pa shofer do të transportojë udhëtarët deri në Rheinfall.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













