Shkurt.ch
Syza për dietë
Ata që mbajnë dietë së shpejti mund të përfitojnë nga shkencëtarët japonezë "syzat për dietë"
Bëhet fjalë për syzat që përdorin teknologji kompjuterike që mund të shkaktojnë iluzion te njerëzit se po hanë më shumë dhe më shijshëm.
Syzat kanë një aparat fotografik të vogël që i jep një pamje më të madhe ushqimit për të mashtruar trurin nga perceptimi i gabuar.
Syzat gjithashtu mund të ndryshojnë shijen e ushqimit, duke dërguar direkt një erë të këndshme në hundë, në mënyrë që ushqimi të duket i shijshëm.
“Asesoar” i ri është testuar në një grup vullnetarësh, të cilët kanë konsumuar ushqim gati 10 për qind më pak sesa ata që nuk përdorin syzat.
Në eksperimentin e realizuar në Universitetin e Tokios, vullnetarët hëngrën gati dhjetë për qind më pak, ngase ushqimi i tyre u shfaq dy herë më i madh sesa në të vërtetë ishte.
Udhëheqësi i këtij studimi, profesor Michitaka Hirose, tha se bëhet fjalë për “realitetin e trurit tonë.”
Shkencëtarët japonezë nuk kanë plane për të fituar me shpikjen e tyre, por kanë për qëllim të hulumtojnë nëse njerëzit që duan të humbin peshë mund të përdorin këto syza.
E-Diaspora
-
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë Nëse Kosova do të ndante çmimin për biznesmenin më kreativ të ri të diasporës për vitin... -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane












