Integrimi
Visar Maliqi: “Ne, ushtarët `e huaj`, më të përgatitur për ushtri se vendësit”
"Ne, “secondot” dinim shpesh më shumë se të tjerët. Rreshtetri ynë , i cili nuk ishte “secondo”, nuke e dinte për shembull se sa ministra i ka Qeveria Federale e Zvicrës"
“Secondot”, siç quhen ndryshe në Zvicër të rinjtë e gjeneratës së dytë të të huajve, janë më të dhënë pas shërbimit ushtarak se vetë zviceranët autoktonë. Këtë e kanë treguar sondazhe dhe studime të ndryshme të realizuara viteve të fundit, shkruan albinfo.ch. Ata madje kanë përpjestimisht më shumë vullnet se vendësit, për të bërë karrierë ushtarake. Kështu, në përfundim të ushtrisë, 17 % të të rinjve me prejardhje të huaj shprehin dëshirën për të vazhduar më tutje ndërsa te zviceranët “me rrënjë”, këtë dëshirë e kanë 13%, shkruan “20 minuten”.
Gazeta ka pyetur pesë pjesëtarë të “secondove” në lidhje me motivin e tyre për të kryer shërbimin ushtarak në ushtrinë e Zvicrës. Në mesin e tyre është edhe Visar Maliqi, me prejardhje nga Kosova.
“Kam lindur në Kosovë ndërsa në Zvicër kam ardhur si fëmijë 3 vjeçar, në vitin 2009 kam mbaruar shkollimin e rekrutëve (shërbimin ushtarak) si ushtar i ndërlidhjes. Në atë kohë nuk kishte kaq shumë “secondos” në ushtri sikur tash. Në krahasim me ushtarët pa prejardhje të huaj, ne (“të huajt”) i kemi realizuar detyrat në mënyrë shumë më precize dhe sjellja jonë ka qenë paksa më kolegiale. Gjatë kohës së shërbimit në ushtri unë kam biseduar shpesh me kolegët lidhur me Zvicrën por edhe për politikën.
Ne, “secondot” dinim shpesh më shumë se të tjerët. Rreshtetri ynë , i cili nuk ishte “secondo”, nuke e dinte për shembull se sa ministra i ka Qeveria Federale e Zvicrës. Ndryshe, shërbimi ushtarak më ka ndihmuar edhe nga ana profesionale. Unë atje kam mësuar për të çuar gjërat tutje dhe për të punuar në mënyrë më precize”, ka thënë ish ushtari, Visar Maliqi, sot 29 vjeçar.
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet












