Kosova
40 Sarandat nga Kosova vizitojnë Sarandën
E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka thënë se në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda
Saranda, është emri që i bashkon, këto 40 vajza nga Kosova dhe qytetin bregdetar. Për herë të parë ato janë bërë bashkë në qytetin prej nga kanë marrë emrin.
Pjesë e grupit të 40 Sarandave është edhe një deputetja Saranda Bogujevci e cila ka thënë për Televizion Ora News se është kënaqësi të bësh një vizitë e tillë. “Si fëmijë na është folur shumë për Sarandën, por atëherë na është dukur si ëndërr dhe e pa realizueshme mundësia për ta vizituar Sarandën”, ka thënë ajo.
Saranda Myftari është e vetmja që ka lindur në qytetin bregdetar në vitin 1999, në kohën e luftës së Kosovës, dhe ky është rikthimi i parë në vendlindje. E ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi ka thënë se në Kosovë janë më shumë se 1000 vajza me emrin Saranda.
40 Sarandat nga Kosova ndenjën një fundjavë në Sarandë ku vizituan Sarandën, Ksamilin qytetin antik të Butrintit dhe resurse të tjera në qytetin e Sarandës.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë Drithëra, fruta, bagëti… Ndërsa kulmi i valës së të nxehtit pritet në mes të javës, profesionistët... -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës -
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare












