CH-Ballkani
“Ditë e dyerve të hapura” dhe ekspozitë në Konsullatën e përgjithshme të Kosovës
Me rastin e Vitit Jubilar - Dhjetë Vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e Vitit Jubilar – Dhjetë Vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës-, më datë; 20.02.2018, ditë e martë, nga ora 14.00, do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në adresën e re; Rue de Lausanne 63, 1202 Genève.
Me këtë rast, në lokalet e Kosullatës së Përgjithshme të RKS në Gjenevë, duke filluar nga ora 18.00, do të hapet ekspozita me pikturat e artistit të mirënjohur Samedin Asllani dhe do të organizohet një pritje e koktej rasti për të gjithë të pranishmit, për të shënuar kështu 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Jeni të mirëseardhur!
Me respekt Stafi i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit20 Shkurt 2018
- Ora14:00
- LokacioniGjenevë
- Data e përfundimit12 Shkurt 2018 - 10:00
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard













