Kosova
Gjendja e rëndë e memorialit në Prekaz, deputetët kërkojnë përgjegjësi
Ministri i Financave Bedri Hamza ka siguruar se do të ketë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për Kompleksin Memorial të familjes Jashari
Komisioni për Bujqësi ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës në mungesë të kuorumit. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan përgjegjësi për gjendjen aktuale të kullave të Jasharajve. Kryesuesi i Komisionit, Liburn Aliu, tha se dikush duhet të japë përgjegjësi për gjendjen e rëndë të kompleksit memorial “Adem Jashari”.
Ai bëri të ditur se projektligj ka qenë edhe në legjislacionin e kaluar, porse për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nuk është përfunduar. Teksa u shpreh i bindur se meqenëse drafti është gati, nuk do të ketë vonesa.
Edhe Besa Gaxherri, kërkoi që të bëhet auditimi i financave lidhur me Kompleksin “Adem Jashari”.
Ndërsa ministri i Financave Bedri Hamza ka siguruar se do të ketë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për Kompleksin Memorial të familjes Jashari.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër Në vitet e fundit, vjedhjet e makinave luksoze janë rritur ndjeshëm në Zvicër. Rrjetet kriminale përdorin... -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard












