Kosova
Qeveria ndan 600 mijë euro për 10 vjetorin e Pavarësisë
Është miratuar edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se mjetet për shënimin e 10 vjetorit te pavarësisë do të ndahen nga fondi rezervë.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se duhet të bëhet planifikimi i shpenzimeve nga ministrit përkatëse që marrin mjetet.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë është miratuar edhe propozim-vendimi për themelimin e Këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryeministri, Haradinaj, ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën që ka pasur në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Ndërsa Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka folur për kompleksin memorial në Prekaz, duke thënë se është nevojë emergjente dhe angazhim shtesë.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave











