Shkurt.ch
Debat i nxehtë parlamentar mbi azilin
Deputetët do të vendosin nëse azilkërkuesit do të marrin vetëm ndihmat emergjente në vend të ndihmave sociale
Një debat i nxehtë është duke u zhvilluar sot në Këshillin nacional (dhoma e ulët e parlamentit) të Zvicrës lidhur me trajtimin e azilkërkuesve. Përderisa deputetët e spektrit të djathtë insistojnë që përmes masave sa më restriktive të ndalohet vala e refugjatëve që ia mësyjnë Zvicrës, të majtët kundërshtojnë ato masa duke i konsideruar ato si çnjerëzore.
Kur forcat e djathta alarmojnë për reduktimin e “atraktivitetit” të Zvicrës për refugjatët potencial, ata kanë parasysh kriminalitetin dhe abuzimin me të drejtën e azilit, shkruajnë mediet zvicerane.
Të mërkurën, këshilli votoi me 158 vota kundër 34 për shikimin e ligjit që duhet të përshpejtojë dhe të ashpërsojë procedurën e azilit.
Partia CVP-PDC që deri vonë ka qenë në mes të dy kampeve, kësaj here ka ashpërsuar gjuhën sa i përket masave kundër azilkërkuesve. “CVP dëshiron të zvogëlojë atraktivitetin e Zvicrës si vend i synuar nga refugjatët” ka thënë deputetja e kësaj partie Ruth Humbel.
Nga ana tjetër, deputeti i SP-PS Alexander Tschäppät, i përballur me qëndrimet sikur ky i fundit ka thënë se ka përshtypjen se ndodhet në një “film të gabuar”. Përfaqësues të tjerë të majtës kanë tërhequr vërejtjen nga tendenca për të bërë erozionin e gjithë të drejtës për azil.
Rishikimi do t`ia kthejë kredibilitetin e nevojshëm politikës sonë të azilit , popullsia do të mbështesë, ka thënë ministria e Drejtësisë dhe Policisë Simonetta Sommaruga. Socialistja, megjithatë, ftoi deputetët të refuzojnë shtrëngimin e tepruar siç është eliminimi i ndihmës sociale, i azilit familjar, ose internimi pa urdhër të gjykatës i shkelësve të ligjit që janë azilkërkues.
Deputetët do të vendosin sot nëse azilkërkuesit në të ardhmen do të marrin vetëm ndihmat emergjente në vend të ndihmave sociale që sot marrin shumica e tyre.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane














