Kosova
Kosova dhe jubileu i saj, temë e ditës në mediet zvicerane
I nisur nga prestigjiozja “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), e cila para tashmë 2 javësh një numër pothuaj komplet të shtojcës së saj mujore ia kishte kushtuar Kosovës, trendi i shkrimeve dhe emisioneve për Kosovën në jubileun e saj nuk kanë ndaluar asnjë ditë në mediet e shkruara dhe ato vizive

Mediet botërore dhe mbase në masë më e madhe ato në gjuhën gjermane, gjatë javëve që lamë pas janë përplot me artikuj mbi Kosovën dhe shqiptarët. Përvjetori i parë “i rrumbullakët” i shtetësisë së Kosovës, jubileu 10 vjeçar ka shtyrë ato që të fokusohen në gjendjen ku është Kosova sot, 10 vjet pas pavarësisë.
Për të mësuar këtë, mediet kanë realizuar artikuj ekskluzivë, në disa raste edhe dosje ose shtojca të tëra, ku në mënyrë të thelluar kanë analizuar gjendjen në Kosovë duke marrë mendimet e personaliteteve të shumta, protagonistë dhe qytetarë të thjeshtë kosvarë, shkruan albinfo.ch. Në këtë drejtim, mediet zvicerane janë treguar edhe më të motivuara, duke marrë si shkas komunitetin e madh kosovar-shqiptar të Zvicrës, i cili është ndër më të mëdhenjtë në këtë vend dhe mbase më vitali. Ato, për këtë arsye, e kanë vënë në fokus evoluimin e këtij komuniteti dhe imazhit të tij në Zvicër, duke e vënë gjithmonë në lidhje me zhvillimet në vendin e prejardhjes, Kosovën.
I nisur nga prestigjiozja “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), e cila para tashmë 2 javësh një numër pothuaj komplet të shtojcës së saj mujore ia kishte kushtuar Kosovës, trendi i shkrimeve dhe emisioneve për Kosovën në jubileun e saj nuk kanë ndaluar asnjë ditë në mediet e shkruara dhe ato vizive. Kështu, NZZ e ka vazhduar serinë e artikujve të tillë, si gjithnjë të thelluar e me fundament, duke u fokusuar në rastet interesante të kosovarëve të rinj, me shkollim të lartë, të cilët, të lindur ose të rritur në Zvicër, kanë shkuar të punojnë dhe jetojnë në Kosovë. Atje ata duan të sfidojnë veten me realitetin e vrazhdë të atdheut të prindërve të tyre, ose që me resurset e tyre të kontribuojnë në përmirësimin e atij realiteti, përcjell albinfo.ch. I tillë është rasti i regjisorit të ri, Ilir Hasanaj ose i artistes Flaka Jahaj etj. Këta flasin për raportet interesante që kanë vendosur së fundi me vendin të cilin e kanë njohur vetëm nga pushimet dhe rrëfimet e prindërve.
“Ata janë rritur në Zvicër, por Kosova nuk i lë të ikin” është motoja e artikullit të gjatë me titullin “Kosova, Zvicra dhe fëmijët në mes”, ku përmes protagonistëve të përmendur dhe të tjerëve, përimtohen këto raporte specifike.
Ngjashëm, në fokus të rrëfimit të vet të gjatë i merr lidhjet Zvicër-Kosovë edhe gazeta “Schweiz am Wochenende” e cila në botimin e sotëm ia ka kushtuar Kosovës një dosje shumë voluminoze. Aty, veç tjerash, portretohet afaristi i njohur Fehmi Fetahi, i cili, duke qenë pronar i një kompanie të suksesshme në Zvicër, ka ngritur në Kosovë një qendër rekreative (Vali Ranç, te Gjilani). Po ashtu analizohet realiteti i ndërlikuar aktual në Kosovë përmes bisedave me shumë personazhe tjerë që jetojnë në realitetin e atjeshëm ose që “qarkullojnë” mes dy realiteteve: Kosovë-Zvicër, si Fetahi ose ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Lebet etj.
Gazeta “Tages Anzeiger” artikullit të saj për Kosovën dhe kosovarët i ka vënë titullin “Minoriteti që po e bën vendin e vet”. Aty bëhet fjalë për komunitetin kosovar të Zvicrës, i cili “duke mos qenë më i madhi komunitet i huaj, është sigurisht më i pranishmi” në opinion. Para rreth 20 vitesh dhe më vonë ata përballeshin me etiketime si “tipa të dhunshëm”, “raserë” etj. Ndërsa sot, rreth 20 vite pas ardhjes në Zvicër dhe 10 vite pas pavarësisë së vendit të vogël ballkanik, gjërat kanë evoluuar për të mirë. Politikanë, artistë, policë, mjekë ose Social Media Campagner. Zviceranët me rrënjë kosovare i gjejmë në të gjitha fushat e aktivitetit shoqëror dhe me kohë jo më vetëm në profesionet tipike të gatarbajterëve”. Në këtë kontekst, gazeta portreton një arkitekte (Lindita Biqkaj), një nëpunës banke (Albert Muhadri) dhe një reper (Shkelzen Kastrati-“Zen”).
Ndërsa gazeta “Blick” në numrin e saj të sotëm ka publikuar dy intervista ekskluzive me dy nga njerëzit më me peshë të politikës aktuale kosovare, presidentin, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin, Bexhet Pacolli. Përzgjedhja e tyre është bërë sigurisht për faktin se të dy kanë “begraund” zviceran, shkruan albinfo.ch. Krahas intervistave, të realizuara nga kryeredaktori i gazetës, gazeta shkruan gjerësisht për Kosovën në jubileun e saj 10 vjeçar dhe për raportet e saj me Zvicrën etj.
E-Diaspora
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në Zvicër...
-
Konsullata e Kosovës në Dyseldorf hap thirrjen për praktika ndërkombëtare
-
Gjenevë
Donis Sadushaj: Juristi shqiptar në zemër të diplomacisë zvicerane
-
Afro 3 orë pritje në dalje të pikës Merdarë
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar
Jeta në Zvicër
-
Çokollata zvicerane në rrezik nga tarifat amerikane, a do të mbulojë Qeveria tarifat? Prodhuesi i çokollatës Daniel Bloch paralajmëron rrezikun që tarifat 39% të vendosura nga administrata Trump mund...
-
Zvicra miraton një model të përbashkët për reklamat në televizionin me shikim të mëvonshëm
-
Rrezik shumë i lartë për zjarre në pyje në disa rajone të Valais
-
Trafiku i bllokuar në aksin Grand-Saint-Bernard pas daljes nga shtrati të dy përrenjve
-
Fshati i shkatërruar zviceran Blatten do të rindërtohet brenda katër vitesh