Sport

Tifozët kroatë përleshen me policinë

Fillimisht ata ishin rrahur me një grup tifozësh tjerë dhe në vazhdim, shënjestër e dhunës së tyre ishin bërë policët

Tifozët e kombëtares kroate të futbollit në Zvicër duket se nuk kanë mundur të “përpijnë” humbjen nga Italia dhe dështimin për të hyrë në finalen e Euro 12. Kjo ka bërë që ata edhe në Lucern, 2000 kilometra nga vendi i ngjarjes të shpërthenin në dhunë, pas përfundimit të ndeshjes.

Rreth 500 tifozë kroatë janë përleshur mbrëmë me policinë, e cila po e ruante rendin në Lucern, ka njoftuar policia kantonale. Fillimisht ata ishin rrahur me një grup tifozësh tjerë dhe në vazhdim, shënjestër e dhunës së tyre ishin bërë policët.

Policia është detyruar të përdorte ujë dhe plumba gome për t`i shpërndarë protestuesit. Me këtë rast është parandaluar një parakalim i tifozëve kroatë në qendrën e Lucernit.

Policia nuk ka të dhëna për të lënduar eventualë por merret vesh se me këtë rast janë shkaktuar dëme materiale.