Lajme
Jahjaga: Ahtisari i vetmi opsion për veriu
Në komunat e veriut duhet sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet komunale, në mënyrë që qytetarët atje lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit legjitim, tha Jahjaga.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga rikonfirmoi qëndrimin e institucioneve në Prishtinë, se zgjedhja e tri komunave të veriut, duhet të bëhet në kuadër të Planit të Ahtisarit, si dhe inkurajoi mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe emërimin e liderëve lokal legjitim.
Presidentja kosovare këto komente i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesin për Kosovën të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Farid Zarif. Me këtë fundit ajo bisedoi për misionin e UNMIK-ut, për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe me theks të veçantë për procesin e integrimit të komuniteteve.
“Republika e Kosovës është faktor paqeje e stabiliteti, e ndërtuar në parimin qytetar ku të gjithë qytetarët i realizojnë të drejtat dhe liritë e veta individuale dhe kolektive, ndërsa për tri komunat veriore, e vetmja zgjidhje është në kuadër të Pakos së Ahtisarit”, ka thënë Jahjaga.
Në këto komuna, sipas Jahjagës, duhet sa më shpejtë duhet të mbahen zgjedhjet komunale, në mënyrë që qytetarët atje lirshëm të zgjedhin përfaqësuesit legalë e legjitimë dhe që të integrohen plotësisht duke zbatuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë sipas presidentes kosovare, hiqen të gjitha strukturat paralele dhe krijohet mundësia për të luftuar kontrabanda dhe krimi i organizuar.
Farid Zarif është shef i koponentes së reduktuar të UNMIK-ut. Ky mision pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës konsiderohet i panevojshëm, pasi që roli i tij ka qenë transitor, që nga paslufta deri në shpalljes e pavarësisë. Por, pasi që Rezoluta 12 44 e Këshillit të Sigurimit nuk është shfuqizuar, UNMIK me një mision të vogël vazhdon të operojë në Kosovë.
Fuqia e shefit e këtij misioni nuk është ekzekutive, megjithatë përfaqësuesi i saj e ka të drejtën e raportimit në Këshillin e Sigurimit në çdo tremujor kur diskutohet për zhvillimin e Kosovë. Përfaqësuesit e Kosovës shumë rrallë takohet me shefin e UNMIK-ut, sepse konsiderojnë të panevojshëm këtë mision.
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër Tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e kërkesës gjatë sezonit turistik mund të ndikojnë në... -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor -
Kostot e kujdesit shëndetësor në Zvicër po rriten më shpejt se mundësitë financiare të qytetarëve -
Zvicra planifikon ta bëjë më të vështirë shmangien e shërbimit ushtarak -
Vala e të nxehtit po ndikon edhe në trafikun hekurudhor në Zvicër













