Shkurt.ch
Skandali “Insieme” merr përmasa të mëdha
Shefi i dyshuar për korrupsion J-P.L, ua ka dhënë tenderët dy firmave, në të cilat punon pikërisht djali i tij
Skandali në Administratën Tatimore me projektin e informatikës “Insieme”, si pasojë e të cilit është shkarkuar drejtuesi dhe është paditur shefi i kësaj adminstrate, po del më i rëndë se sa mendohej.
Shefi i dyshuar për korrupsion J-P.L , ua ka dhënë tenderët nga lëmi i informatikës dy firmave, në të cilat punon pikërisht djali i tij, ka zbuluar gazeta “Sonntags Zeitung” në numrin e saj të sotëm.
Fillimisht i biri i shefit ishte i punësuar në një firmë me seli në Zug ndërsa në viti 2010 ai kishte kaluar si menqaxher marketingu në një ndërmarrjen në Bernë. Dhe të dy këto firma kanë marrë punë nga Administrata Tatimore. Ndërsa po ashtu një ish punëtor i Administratës Tatimore është menaxher në firmën e përmendur të Zugut.
Ndërkohë, në mesin e të dyshuarve lidhur me skandalin ka hyrë edhe drejtori i përkohshëm i Administartës Tatimore, Samuel Tanner, i cili është emëruar pas shkarkimit të ish drejtorit Urs Ursprung. Ai ka marrë bashkë me Ursprung, vendimin për të injoruar kriteret e WTO-së me rastin e nënshkrimit të projektit “Insieme”. Tenderet janë dhënë secilën herë në shumat që janë pak më poshtë “pragut” të WTO-së (nëse tejkalohet ky prag, tenderët duhet të jenë publike dhe shumëburimore).
Rreth skandalit më të ri është inkuadruar tashmë edhe politika. Deputeti federal i CVP-së Urs Schwaller, që është dhe kryetar i komisionit financiar ka thënë se këto shkelje “duhet të kenë konsekuencat e tyre madje edhe në rrafshin penal”.
E-Diaspora
-
Turqi
Galatasaray i bën ofertë Dua Lipës për festën e titullit kampion në Stamboll Klubi turk raportohet se ka ofruar 2 milionë dollarë për një performancë prej katër këngësh në... -
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












