Sport

Themeluesit e FC Kosova fitojnë kupën e Cyrihut

Futbollistët seniorë të FC Kosovës festuan fitoren me daulle dhe flamuj

Të shtunën kishin festë seniorët e FC Kosovës në Wintherthur. Shumica e futbollistëve që themeluan klubin FC Kosova kanë mposhtur FC Efretikonin, duke siguruar kupën e regjionit të Cyrihut, për herë parë në historinë e klubit.  Në pjesën e parë Xhinovci i kishte dy mundësi për të shënuar për FC Kosovën, por nuk ia arriti. Në pjesën e dytë arrin të shënojë në minutën e 53-të Blerim Bunjaku, goli i vetëm dhe vendimtar për të fituar FC Kosova kupën e regjionit të Cyrihit. “Për ne dhe të gjithë shqiptarët në Cyrih është krenari dhe motiv për të ecur tutje drejt sukseseve klubi më i suksesshëm në diasporë”, ka thënë për albinfo.ch kryetari i FC Kosova, Enver Osmani. Ai tha se është me rëndësi të përmendet se shumica e futbollistëve që kanë luajtur janë themelues të klubit FC Kosova. Lojrat kualifikuese të seniorëve të regjionit të Cyrihut janë zhvilluar që nga vera e vitit të kaluar.

Effretikon – Kosova 0:1

200 spektatorë,  Arbitër: Mirko Allemann. Asistentë: Metin Uzunoglu, Martin Feusi.Golashënues: 53 Bunjaku 0 : 1

FC Kosova: Ramadani, Rexhiqi, Ibishi, Kastrati, Xhinovci Nazif, Bunjaku, Ismajli, Morina, Xhinovci Naim, Kovaçi, Shabani. Zëvendësimi: Isufi, Vishi, Hidic, Gashi, Dalipi, Suli, Neziri.