Uncategorized
SVP-UDC, për ndarjen në zviceranë “të dorës së parë dhe të dorës së dytë”
SVP-UDC me mocion në Parlamentin e Cyrihut që shënimi: “i natyralizuar” të përdoret për ata që nuk janë të lindur në Zvicër
Një ide tjetër “interesante” i është kujtuar së fundi SVP-UDC-së së Cyrihut. Shteti duhet t`i ndajë shtetasit e Zvicrës në dy kategori: “të natyralizuar” dhe “zviceranë nga lindja”, mendon kjo parti ndërsa pajtimin e kushtëzuar me këtë qëndrim e ka sinjalizuar edhe GLP (liberalët e gjelbër).
SVP-UDC ka dorëzuar të hënën mocionin përkatës në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut që shënimi: “i natyralizuar” (eingebürgert) të përdoret për zviceranët që nuk janë të lindur në Zvicër dhe të ketë shfrytëzim veçanërisht në statistikat policore, juridike, të punësimit, tatimore dhe sociale. Këtë synim bartësja e këtij mocioni, deputetja e SVP-së në Parlamentin e Cyrihut, e ka arsyetuar me atë se “duan të qartësojnë gjendjen faktike”.
Ndërsa fusha ku SVP dëshiron” të krijojë qartësi” ka të bëjë me dyshimin se, krahas të huajve, edhe shtetasit zviceranë “me prejardhje të huaj” janë të përfaqësuar në mënyrë mbiproporcionale në marrjen e ndihmave sociale dhe në kriminalitet. “Por kjo nuk po bie në pah pasi që autoritetet nuk po e bëjnë dallimin në mes të zviceranëve “me letra (të natyralizuar) dhe atyre që kanë lindur si zviceranë.
“Ne, si të thuash, i kemi `natyralizuar` problemet”, ka thënë Steinemann. Kështu, përmes një statistike të saktë, do të bëheshin më të dukshme “deficitet” e zviceranëve të natyralizuar, ka thënë ajo.
Ndërsa hedhjen poshtë të këtij mocioni nga Qeveria e Kantonit, Steinenman e quan “sentimentalitet” të pavend, sepse, problemi, sipas saj ekziston dhe ai duhet të adresohet.
E re në këtë debat është përfshirja edhe e liberalëve të gjelbër. Sipas përfaqësueses së kësaj partie, Rahel Walti, argumenti i përdorur nga qeveria se mocioni çon në diskriminim, është i gabuar. Për këtë arsye GLP do të ishte e gatshme ta votonte atë nëse mocioni shndërohet në postulat (më pak obligues) dhe me ndryshime të caktuara.
Krejtësisht ndryshe e gjykojnë këtë problem në Partinë Socialdemokrate. “Mocioni i SVP-së është një hap në drejtim të apartheidit”, ka thënë Jorge Serra nga SP-PS e Cyrihut. Asnjë shtet nuk i ndan qytetarët e vet në këtë mënyrë, transmeton tagesanzeiger.ch
Kundër kategorizimit të shtetasve në zviceranë të dorës së parë dhe të dytë është shprehur edhe përfaqësuesi i CVP-PDC-së, Jean-Philipe Pinto. Ai është thirrur në kushtetutën zvicerane që kërkon trajtim të barabartë dhe ka tërhequr vërejtjen nga ajo që të natyralizuarit të shndërrohen në “zviceranë të klasës së dytë”. Ai vetë është i natyralizuar, pasi ka rrënjët nga India, thotë Pinto.
Deputeti i CVP-së druan se me këtë mocion, SVP-ja synon që të huajve të natyralizuar t`u hiqet e drrejta e votës. “Në një rast të tillë unë nuk do të kisha më vend këtu”, ka thënë ai.
Edhe BDP, partia që ka dalë nga ndarja e SVP-UDC-së është kategorike kundër kategorizimit të zviceranëve. Rico Brazerol nga kjo parti, duke iu qasur statistikave thotë: “çdo i katërti njeri në botë është kinez. Por unë këtu nuk e shoh asnjë të tillë”, ka shtuar ai duke aluduar në atë se sa absurde mund të jetë nganjëherë marrja me statistikat. Prandaj, ai deklarohet kundër asaj që të ketë “zviceranë të vërtetë, të kategorisë A” dhe të atillë që i takojnë kategorisë B ose C.
Martin Farner i FDP-PLR-së shkon edhe më tutje në kritikat ndaj kategorizimit. “A duhet dikush të sjellë gjenealogjinë e tij që nga viti 1291, për të dëshmuar se është zviceran i vërtetë?”, ka thënë ai. Ndërsa Markus Bischoff (AL) pasi kritikon futjen e “kategorisë së zviceranëve me letra” e bën aludimin ironik se “është një politikan shumë i njohur i SVP-së”, paraardhësit e të cilit qenë natyralizuar në Zvicër”, duke menduar për Blocherin, stërgjyshërit e të cilit kishin ardhur nga Gjermania në shekullin 19.
Në emrin e Qeverisë së kantonit, kundër këtij mocioni është shprehur drejtori i departamentit të drejtësisë, Martin Graf (nga të Gjelbrit). Ai druan se kërkesat e tilla, në instancë të fundit synojnë heqjen e të drejtës së natyralizimit (të fitimit të shtetësisë).
Kjo, sipas tij do të ishte kundër të drejtës ndërkombëtare dhe do të krijonte “sans papiers sekondarë”
Në fund, mocioni u hodh në votim, me ç`rast SVP-UDC-ja pësoi fiasko, pasi që kundër mocionit votuan 120 ndërsa pro tij, 50. Edhe të gjelbrit liberalë (GLP) votuan kundër.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Dita Botërore e Çokollatës: Pesë fakte që e bëjnë çokollatën zvicerane të veçantë Zvicra mbetet konsumuesja më e madhe e çokollatës për frymë në botë dhe vendi ku lindi... -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën














