Shqipëria
Reshjet shkaktojnë përmbytje në disa zona të Shqipërisë
Reshjet e shumta të shiut dhe shkrirja e borës ka sjellë përmbytje në një pjesë të madhe të Shqipërisë, por situata më e rrezikshme është në zonën e Shkodrës.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë njofton se në fshatin Obot rreth 60% e shtëpive kanë prezencën e ujit në oborret e tyre, po ashtu mbi rrugën e Obotit ka rreth 40 centimetra ujë, e kalueshme vetëm për mjetet e larta, përcjell albinfo.ch.
Niveli i përmbytjes në Njësinë Administrative Ana Malit është rreth 500-600 ha tokë. Grupi i vlerësimit është në terren dhe më vonë pritet një vlerësim i saktë të situatës.
Nga përmbytjet kanë mbetur të izoluar 35 fermerë me fermat e tyre blegtorale. Ndërsa Forcat e Armatosura janë të angazhuara në fshatin Obot, 20 trupa, 3 varka dhe 3 mjete të rënda po vijojnë evakuiminin e banorëve.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë












